Ahmeti: Bashkë në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni

Gjermani - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se shqiptarët në Maqedoni vetëm të bashkuar do të mund ta përfundojnë misionin e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni.
“Vetëm të bashkuar do të mund të përfundojë misioni i zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni. Dora e pajtimit për herë do të jetë e shtrirë nga ana e BDI-së dhe unë. Unë e kam mundur krenarinë time që kur kam hyrë legalisht në politikë. Kam hequr koburen dhe kam hyrë në politikë, dhe kur hyn në politikë dikush të shanë, dikush të lavdëron, dikush do hidhërohet dhe unë e kam mat se misioni im s`ka mbaruar, akoma duhet vazhduar për më tej, për t’i dal zot programit për të cilin jemi angazhuar”, theksoi Ahmeti në tubimin me bashkatdhetarë në Munchen të Gjermanisë, transmeton Ina.
Ai foli edhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke nënvizuar se akoma ky dokument duhet të implementohet. Ahmeti tha se lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe ka interpretime të ndryshme si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo maqedonase. “Ne themi se gjuha shqipe sipas MO dhe kushtetutës është gjuhë zyrtare dhe kjo qëndron. Të gjitha dokumentet i kemi në Parlament në gjuhën shqipe. A është mjaft? Unë e thash se punët akoma nuk kanë përfunduar, misioni akoma vazhdon”, theksoi kreu i BDI-së.
(a.k/BalkanWeb)