Sri Lanka, vriten 9 të burgosur, tentuan arratisjen

Sri Lanka - Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 26 janë plagosur në burgun kryesor në Sri Lanka pasi të burgosurit mposhtën gardianët, arritën te armët a zjarrit dhe u përleshën me njësiti elitar të policisë, njoftuan zyrtarët lokalë.
Drejtori i spitalit në Kolombo, Anil Xhasinge deklaroi se në spital janë sjellë gjithsej 35 njerëz, në mesin e të cilëve edhe nëntë të vdekur, duke theksuar se në mesin e të tjerëve edhe gjashtë persona janë në gjendje kritike për shëndetin. Identiteti i viktimave ende nuk është përcaktuar, por dëshmitarët pohojnë se bëhet fjalë për të burgosur, njofton agjencia France press.
Konflikti nisi kur komandot e njësitit special policor filluan të kërkojnë në burg për drogë dhe celularë të kontrabanduar brenda, kurse disa të burgosur arritën të rrëmbejnë armë zjarri nga gardianët.
Disa të burgosur hipën pastaj në kulm të burgut dhe filluan të shtinë drejt pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë, të cilët iu kthyen të shtënat.
(a.k/BS/BalkanWeb)