E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda: Shqipëria s'e meriton statusin

TIRANE-Holanda kundërshton vlerësimet e raport-progresit të Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë. U zbulua dje qëndrimin zyrtar të qeverisë së këtij vendi anëtar, i cili kushtëzon dhënien e statusit kandidat me fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare të vitit 2013.
"Komisioni rekomandon që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat kur të arrijë edhe disa ligje. Kabineti kundërshton, këtu Komisioni tejkalon vetveten. Shqipëria, ashtu si dhe të tjera vende me një perspektivë anëtarësimi, duhet të tregojë më shumë përsa i përket reformës në drejtësi, trajtimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Duhet historik rezultatesh!", - thuhet mes të tjerash në këtë raport, qe u zbulua nga Top Channel.
 
Në dokumentin që analizon strategjinë e zgjerimit me të gjitha vendet aspirante, qeveria holandeze vlerëson se Komisioni Europian është treguar më kritik se ç'duhet ndaj Kroacisë dhe më dorëlëshuar ndaj Shqipërisë. Qëndrimi zyrtar nuk përputhet në këtë mënyrë me vlerësimet e Komisionit.

(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›