“Pranvera” mbyllet me 8 të arrestuar
LEZHE – Operacioni “Pranvera” i policisë së Lezhës përfundon me një arsenal armësh e municionesh të bllokuara.
Në këtë operacion janë përfshirë forcat e komisariateve të Lezhës, Mirditës e Kurbinit, ndërsa në pranga kanë rënë 8 persona brenda tre muajve të fundit. Në analizën e bërë për rezultatet e aksionit, sipas zëdhënëses së policisë së Lezhës, Elona Nika, janë bllokuar 12 automatikë, 6 pushkë, 2 pistoleta, 3180 fishekë, 2 granata dore, 2 kallëpe tritoli, së bashku me fitilin zjarrpërcjellës e 1 shirit mitralozi me 100 copë fishekë. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 5 vepra penale, prej të cilave 3 vrasje të mbetura në tentativë, një vjedhje me armë dhe një kanosje. Tetë persona të shpallur në kërkim janë vënë në pranga, për vepra të ndryshme penale. r.n