E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti-Fuere: Të angazuar për zgjedhje të lira

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti , ka siguruar ambasadorin e BE-së në Maqedoni Fuere. Se do të bëjë të pamundurën për zhvillimin normal sipas standarteve të zgjedhjeve presidenciale dhe vendore në Maqedoni. Gjatë një takimi të zhvilluar në selinë e BDI-së, Ahmeti u shpreh se këto zgjedhje janë vendimtare për vendin dhe në keto zgjedhje nuk duhet të përsëriten parregullsi si në zgjedhjet e kaluara dhe duhet të kalojne në frymë demokratike sipas të gjitha standardeve. “ Bashkimi Demokratik për Integrim do të angazhohet plotësisht që zgjedhjet të jenë të ndershme, të lira dhe demokratike”, tha Ahmeti.

Ne fund, Fuere përsëriti angazhimin e tij personal dhe të BE-së për të ndihmuar Maqedoninë në rrugëtimin për BE dhe i uroi kryetarit Ahmeti punë të mbarë deri në takimin e ardhshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›