Përkeqësohet situata nga zjarri në Priskë të Madhe, zjarri pushton fshatin
TIRANE- Situata e zjarrit në fshatin Priskë e Madhe, në Komunën e Dajtit, është përkeqësuar edhe më shumë pasditen e sotme, ku vatra e zjarrit është shpërndarë në një sipërfaqe edhe më të madhe.
Për shuarjen e vatrës së zjarrit që vë në rrezik edhe Parkun Kombëtar të Dajtit, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, i ka kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndihmën e ushtrisë në mjete dhe efektivë.
Kjo kërkesë erdhi si pasojë e pamundësisë për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve me mjete të tjera, për shkak të terrenit të thyer malor.
Përgjigja pozitive ka ardhur menjëherë nga drejtuesit më të lartë të këtij institucioni të cilët kanë angazhuar 185 forca ushtarake dhe 10 mjete të tipeve të ndryshme. Me të marrë sinjalizimin për situatën, forcat e ushtrisë kanë shkuar në vendngjarje ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit.
Operacioni i forcave ushtarake për shuarjen e zjarrit në kurorën e gjelbër të malit të Dajtit, po vazhdon edhe në këto momente. Sipas informacioneve të marra nga vendi i ngjarjes, mësohet se situata paraqitet tejet e vështirë për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që forcat e ushtrisë po bëjnë të gjitha përpjekjet që flakët e zjarrit të vihen nën kontroll.
Operacioni i Forcave Ushtarake po drejtohet nga zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, kolonel Sokrat Prifti, ndërkohë që ky operacion do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës. Për situatën është ngritur edhe grupi për menaxhimin e emergjecave me përfaqësues të pushtetit lokal, zjarrëfikëseve, policisë dhe ushtrisë. Situata po ndiqet me shqetësim edhe nga deputeti i zonës Genti Strazimiri.
(e.m/BalkanWeb)