Ahmeti: Raporti i KE-së është real

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë është real. Gjatw njw takimi me drejtoren e Drejtorisë për Zgjerim të KE-së, Aleksandra Kas Granje, Ahmeti thaksoi se bëhet fjalë për një raport real nga KE për përparimin e Maqedonisë.
Kreu i BDI-së në këtë takim ka biseduar edhe për regjistrimin e popullsisë dhe marrëdhëniet ndëretnike.
“Porosia që vjen nga Brukseli është e nënvizuar nga ana e BDI-së, pasi që zgjidhja e kontestit të emrit prodhon stabilitet të brendshëm dhe rajonal, por edhe progres në reformat, siç janë gjyqësori dhe sektorët e tjerë”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, Maqedonia mbetet në përpjekjet e saj për të vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit. I pyetur se si e komenton deklaratën e djeshme të kryeministrit Nikolla Gruevski e përmbledhur me kritika ndaj KE-së, Ahmeti vlerësoi se BDI nuk bën analiza të përgjithshme, por analiza me përmbajtje gjatë vlerësimit të mesazheve që vijnë nga Brukseli.