E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO:Serbët të heqin barrikadat

Në Kosovë, forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë bërë të ditur se protestuesve serbë në veriun e Kosovës u është dhënë mundësia që gjatë fundjavës të zhbllokojnë rrugët në atë zonë me qëllim të vendosjes së lëvizjes së lirë.

KFOR-i tërhoqi gjithashtu vërejtjen se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve për një kohë të gjatë.

Protestuesit serbë kanë refuzuar zhbllokimin e rrugëve duke ngulur këmbë për largimin e personelit shqiptarë nga vendkalimet kufitare.

Zhvillimet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës kanë nxitur shumë debate për të ardhmen e asaj pjese të banuar me shumicë serbe ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›