E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Nuk mund të punojmë me ligjet e UNMIK-ut

Prishtinë -Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se askush nuk mund të punojë më në Kosovë me ligjet e UNMIK-it dhe as në bazë të Rezolutës 1244, të cilat janë tejkaluar. Duke komentuar fillimin e punës së gjykatësve të EULEX-it në veri, kryeministri kosovar u shpreh kundër mundësisë së aplikimit të ligjeve që janë përdorur deri më tani nga UNMIK-u. Thaçi tha se institucionet e Kosovës do ta përkrahin EULEX-in në funksionalizimin e tij në të gjithë territorin e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›