E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti, kundër zgjedhjeve të parakohshme

BDI

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, hodhi poshtë çdo mundësi rreth daljes së Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme, me gjithë situatat kritike që përballet vendi, mungesën e zgjidhjes së emrit, paqartësinë e afatit rreth integrimit në NATO dhe marrjes së datës së negociatave me BE-në, si dhe situatën e krizës ekonomike. Ahmeti tha se me gjithë këto angazhime që e presin koalicionin qeveritar, nuk është në diskutim mundësia e shpërbërjes së tij, por po luftohet rreth gjetjes së një kompromisi për çështjen e emrit. "Nuk shtrohet çështja tani a do të jemi ne pas 6 muajve në qeveri. Ne përpiqemi që të gjejmë zgjidhje dhe do të punojmë në këtë drejtim. Zgjedhje të parakohshme ka kur vendi është në krizë, kur gjërat nuk ecin siç duhet. Së paku, këto simptoma as së afërmi nuk janë vërejtur në Maqedoni, koalicioni funksionon dhe nuk ka ndonjë shqetësim të krizës politike në vend. Të gjitha institucionet e shtetit funksionojnë si më mirë", tha Ahmeti. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni tha se e ardhmja e shtetit është integrimi në NATO dhe BE.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›