E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i ministrisë: Dëmin e paguan shteti sllovak

Avioni i tipit Boeing 737/300, me shenjë regjistrimi OM-ASD, me numër fluturimi  LV 226 dhe me destinacion Bolonja (Itali), është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza, në orën 16:31 sipas orës lokale dhe është ulur në Aeroportin e Bratislavës – Republika Sllovake. Deri në momentin e daljes nga hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë, avioni ka fluturuar sipas planit të aprovuar të fluturimit nga autoritetet shqiptare me destinacion Bolonjën. Avioni është në shërbim dhe punon për llogari të Kompanisë ajrore “Albanian Airlines Mak” prej gati 3 muajsh në baze të një kontrate “Wet Lease” – sipas së cilës avioni, ekuipazhi dhe mbulimi i sigurisë operacionale i takon Autoritetit Rregullator të Republikës së Sllovakisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›