Ahmeti takon Cervenkovskin për zgjedhjet e parakohshme
Nga burimet pranë palëve mësohet se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë muajit nëntor ka qenë tema kryesore e këtij takimi. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen nëse Maqedonia nuk merr ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin e Lisbonës.
Zyrtarë të BDI-së deklaruan për agjencinë maqedonase të lajmeve INA se takimi i të enjtes është pjesë e takimeve të rregullta të Ahmetit me liderët e forcave më të mëdha politike, për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend dhe proceset integruese në strukturat euroatlantike.
Sot kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pritet të takohet me kryeministrin Nikola Gruevski, për të diskutuar lidhur me çështjet dhe prioritetet kryesore të të dy partive në kuadër të bashkëqeverisjes. Asnjëra prej selive përkatëse nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht takimin.