"Serbia të ndihmojë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve"
Këtë kërkesë Sejdiu e bëri në prag të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve. Ai solli në vemendje se “në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e rreth dy mijë qytetarëve shqiptarë, të cilët u rrëmbyen me forcë nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbë gjatë luftës së viteve 1998-‘99”.
“Gjithë këto vite, shumë nëna pritën me ankth kthimin e bijve të tyre, shumë fëmijë u rritën pa baballarë, shumë të tjerë i morën në qese najloni mbetjet mortore të të afërmve të gjetur varrezave masive anekënd Serbisë”, shtoi Sejdiu.
Ai rikujtoi se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë shtruar në çdo instancë ndërkombëtare çështjen e të zhdukurve, duke kërkuar që të rritet presioni ndaj Serbisë, me qëllim që ajo t’i paraqesë të gjithë të dhënat që ka për secilin rast.
“Qeveria e Serbisë mban përgjegjësi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur më 1998-’99. Serbia ka të dhëna të sakta për tërë atë që ka ndodhur gjatë asaj kohe”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Sipas tij, “zbardhja e fatit të të zhdukurve do ta lehtësonte udhën e pajtimit në mes popujve të rajonit dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimit të tij euroatlantik”.