Vestervele në Prishtinë: Pavarësia, çështje e mbyllur
Sipas tij, këtë e vërtetoi qartë muajin e kaluar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Këto vlerësime kryediplomati gjerman i bëri pas takimit të përbashkët në mesditë me Presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni.
Vestervele shtoi se perspektiva e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian përfshin edhe Kosovën, duke theksuar nevojën e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai i kërkoi institucioneve të Kosovës të angazhohen për një shtet demokratik dhe ligjor si dhe ritheksoi mbështetjen e Gjermanisë edhe në të ardhmen.