E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahtisari: Serbia duhet t'i vuaje pasojat

Laureati i sivjetme i cmimit Nobel per paqe, presidenti i dikurshem finlandez, Marti Ahtisaari e ka akuzuar Serbine, se po refuzon qe me objektivitet te analizoje historine e konfliktit ne Kosove, dhe se per kete qasje te njeanshme ajo duhet t'i barte pasojat. "Eshte totalisht gabim te thuhet se Milloshevic dhe Mlladic jane te vetmit fajtor. Nese nje shoqeri vepron ashtu sic ka vepruar shoqeria serbe, atehere ajo duhet te mbart pasojat", tha Ahtisaari. Ky vendim per Kosoven sipas tij e jep nje mesazh te qarte. "Nese nje diktator ne cilindo shtet fillon te sillet keq me qytetaret e saj, atehere kjo i ka pasojat e veta. Ne kete moment bashkesia nderkombetare e ka pergjegjesine qe te intervenoj. Ne kete rast kjo nenkupton pavaresine e Kosoves", theksoi ish-negociatori midis Kosoves dhe Serbise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›