E Shtunë, 31 Tetor 2026

"EULEX, do vendoset pa force"

Bashkimi Evropian synon te shtrije misionin e vet ne gjithe territorin e Kosoves dhe te nise punen ne dhjetor te ketij viti. Keshtu eshte shprehur diten e djeshme shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon. Duke iu referuar kundershtimeve serbe, ai tha se ky mision nuk do te shtrihet me force, por me bisedime dhe konsultime. EULEX-i do te filloje punen e vet ne Kosove ne dhjetor te ketij viti, ka thene shefi i ketij misioni, Yves de Kermabon. Ne nje konference te perbashket te perfaqesuesve me te larte evropiane ne Kosove, Perfaqesuesit Civil Nderkombetar, Pieter Feith, shefit te EULEX-it, Yves de Kermabon dhe perfaqesuesit te Komisionit Evropian, Renzo Davidi, te mbajtur ne Cagllavice, u tha dje se ende ka kohe dhe mundesi qe Keshilli i Sigurimit te miratoje nje rezolute, e cila do ta bente me te lehte vendosjen e EULEX-it ne Kosove, sidomos ne veri te Kosoves, pas kundershtimeve te vazhdueshme te serbeve. Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, Pieter Feith, tha se kjo rezolute nuk eshte e domosdoshme, pasi qe ky mision tashme eshte duke pritur per t'ia filluar punes. Por, sipas tij, me te do te lehtesohej vendosja dhe shtrirja e misionit te Bashkimit Evropian. "Nese vendet e Keshillit te Sigurimit do te dalin me qendrim unik per misionin e EULEX-it, kjo do te ishte zgjidhje e deshirueshme, por nese jo, kjo, megjithate, nuk e pengon EULEX-in qe te filloje punen", deklaroi Feith. Sipas tij, EULEX-i mund te funksionoje edhe mbi bazen e Rezolutes aktuale 1244 te Keshillit te Sigurimit. Nderkohe, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, tha se qellimet e misionit te tij jane qe te kete shtrirje ne gjithe Kosoven, perfshire edhe veriun. Kermabon tha po ashtu se shtrirja e EULEX-it ne veri te Kosoves nuk do te behet me force. "Qendrimi yne eshte qe te vendosemi ne tere Kosoven. Por, ne nuk do te shtrihemi me force, pra ne duhet te shtrijme misionin duke i bindur njerezit", sqaroi Kermabon, duke vene theksin ne veri te Kosoves. "Por, per shkak te disa ceshtjeve teknike dhe politike, eshte e mundur te mos jemi ne gjendje, te jemi plotesisht operacionale, por mandati yne starton ne fillim te dhjetorit", nenvizoi shefi i EULEX-it. Nderkohe, shefi i Zyres se Komisionit Evropian ne Kosove, Renzo Davidi, tha se ky rajon e ka perspektiven e qarte evropiane dhe i ftoi te gjitha vendet qe t'i bashkohen ketij qellimi per integrime. "Kosova dhe Serbia jane pjese e nje procesi te njejte, i cili ka te beje me integrimet evropiane, proces ky qe mbetet i hapur per te gjitha vendet e rajonit dhe se per keto integrime, kriteret jane te njejta per te gjitha vendet", tha Renzo Davidi. Gjate konferences se perbashket te zyrtareve te larte evropiane, shefi i ICO-se, Pieter Feith, rikujtoi ndarjen e cmimit "Nobel per Paqe", arkitektit te statusit te Kosoves, Marti Ahtisaari dhe u beri thirrje kundershtareve te planit te tij per statusin e Kosoves, duke vene theksin ne Serbine dhe Rusine qe ta rishqyrtojne pozicionin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›