E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, Berisha premton investime

Megjithëse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, kjo nuk i pengon aspak partitë politike të hapin "thesin" e premtimeve. Kryeministri Sali Berisha, gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve në rrugën Fushë-Krujë - Krujë, investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 59 milionë lekë, theksoi se brenda tre muajve që vijnë do të fillojë ndërtimi i një serie veprash, në mënyrë që brenda vitit qytetarët e Fushë-Krujës të kenë infrastrukturën më moderne dhe infrastrukturën që meritojnë si vend i zhvilluar. "Unë ju jap fjalën se të gjitha këto premtime ne do t‘i shndërrojmë në realitet. Besoj se ky mandat qeverisjeje ka bindur çdo shqiptar, pavarësisht nga përkatësia politike, se kjo qeveri premtimet i shndërron në realitet", u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, kreu i qeverisë nuk hezitoi të ndalojë te çështja e NATO-s, ku Shqipëria pas pak ditësh bëhet anëtare me të drejta të plota. Ai e cilësoi këtë si një hap historik dhe të shumëpritur për të gjithë shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›