E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e votuesve pa pasaporta

Numrin më të madh të votuesve pa pasaportë e ka Qarku i Tiranës, ndërsa më të voglin ai i Gjirokastrës. Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar grafikun e shpërndarjes së 729710 personave që s‘kanë pasaportë dhe që përbëjnë kontingjentin e parë për pajisjen me përparësi, në mënyrë të detyrueshme, me karta identiteti. Të dhënat e disponuara nga gazeta "Shqip" tregojnë se pas evidentimit fillestar të Drejtorisë së Gjendjes Civile kanë rezultuar 164259 votues pa pasaporta në Qarkun e Tiranës, që përbën numrin më të madh. Qarku i Fierit rezulton të ketë në total 80980 votues pa pasaporta, Qarku i Elbasanit ka 79426 të tillë. Në grafikun e përgatitur nga Ministria e Brendshme në Qarkun e Durrësit figurojnë 70426 votues pa pasaporta, në Qarkun e Shkodrës janë 62717 votues dhe në Qarkun e Korçës figurojnë 51325 votues të tillë pa pasaportë. Sipas listën në renditje vjen Qarku i Dibrës me 48660 persona të papajisur me pasaporta dhe Qarku i Vlorës që ka 42198 votues të tillë. Katër qarqet e fundit që mbyllin këtë listë janë ai i Lezhës me 39910 persona, Qarku i Beratit me 37934, Qarku i Kukësit me 34229 dhe Qarku i Gjirokastrës me 17515 votues pa pasaportë. Në bashkitë qendra qarqesh, ku qeveris aktualisht Partia Socialiste, rezultojnë plot 396432 votues pa pasaporta. Në nenin 172 të Kodit Zgjedhor ishte parashikuar pajisja e zgjedhësve me dokumente identifikimi për qëllime votimi. Sipas kodit, zgjedhësit do të votojnë me karta identiteti dhe në rastin e procesit të 28 qershorit do të votohet edhe me pasaporta. Për këtë qëllim, ngarkohej Këshilli i Ministrave të nxirrte aktet nënligjore që bëjnë të mundur pajisjen me përparësi të zgjedhësve që nuk disponojnë pasaporta të vlefshme me karta të identitetit, të lëshuara në zbatim të ligjit. Akti duhet të parashikonte transferimin e të dhënave të sistemit të pasaportave në fuqi, me qëllim identifikimin dhe përpunimin e listës së shtetasve që nuk disponojnë një dokument të tillë dhe që gëzojnë të drejtën e zgjedhjes në zgjedhjet për Kuvendin në vitin 2009, dhe që do të pajisen me përparësi me karta identiteti. Deri më tani, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë disa herë vendime për sa i takon procesit të pajisjes së shtetasve me karta, duke e çorientuar ecurinë e tij. Sipas asaj çka ka përcaktuar Kodi Zgjedhor, ajo pjesë e votuesve pa pasaporta, që nuk do të arrijë të marrë kartat e identitetit brenda 28 qershorit, nuk mund të marrë pjesë në votim. Shifra shumë e lartë e shtetasve të përfshirë në këtë kategori cenon në mënyrë direkte edhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Kjo, përtej faktit se një pjesë e shtetasve privohen gjithashtu nga një prej të drejtave të njeriut, ajo për të zgjedhur. Ekziston frika se nëse numri i personave që privohen nga votimi do të jetë i konsiderueshëm, mund të gjendet një formë e një dokumenti alternativ për procesin e votimit. Ide që has në kundërshtimin kategorik të opozitës së drejtuar nga Partia Socialiste.

Qarku Berat

37934 votues pa pasaportë

Qarku Dibër

48660 votues pa pasaportë

Qarku Durrës

70426 votues pa pasaportë

Qarku Elbasan

79557 votues pa pasaportë

Qarku Fier

80980 votues pa pasaportë

Qarku Gjirokastër

17515 votues pa pasaportë

Qarku Korçë

51325 votues pa pasaportë

Qarku Kukës

34229 votues pa pasaportë

Qarku Lezhë

39910 votues pa pasaportë

Qarku Shkodër

62717 votues pa pasaportë

Qarku Tiranë

164259 votues pa pasaportë

Qarku Vlorë

42198 votues pa pasaportë

Tabelë

Rrethi / vot. pa pasaportë

Berat 25834

Kuçovë 6764

Skrapar 5336

Dibër 21745

Mat 15588

Bulqizë 11327

Durrës 53057

Krujë 17369

Elbasan 47864

Gramsh 8006

Peqin 6422

Librazhd 17265

Fier 41856

Lushnjë 30798

Mallakastër 8326

Gjirokastër 7089

Tepelenë 6088

Përmet 4338

Korçë 25674

Kolonjë 2921

Pogradec 16639

Devoll 6091

Kukës 19720

Has 6458

Tropojë 8051

Lezhë 17497

Mirditë 7654

Kurbin 14759

Shkodër 43905

Pukë 8135

Malësi e Madhe 10677

Tiranë 145567

Kavajë 18692

Vlorë 31994

Sarandë 7719

Delvinë 2485

Totali: 729710



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›