Durrës, vizitë në luftanijen amerikane
Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, prof.dr.Bamir Topi, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, u prit dje nga zëvendësambasadori i SHBA-së në Tiranë, Stiven Kristina, dhe kreu një vizitë duke inspektuar nga afër luftanijen luftarake amerikane, "USS Nitze", të ankoruar në Portin e Durrësit. Fillimisht Presidenti Topi vizitoi Distriktin Detar të Durrësit, ku u prit me truproje nderi. Pas inspektimit të luftanijes "USS Nitze", Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë bisedoi me drejtuesit e luftanijes, ku u informua nga komandanti Long lidhur me ecurinë e shkëmbimit të përvojave në fushën detare luftarake, me manovrat e ndryshme me anijet luftarake, operacionet për çminimin dhe shkatërrimin e minave detare, operacionet me helikopter etj.