Aimar vazhdon në Benfica

Benfica ka njoftuar se mesfushori ofensiv Pablo Aimar ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me klubin portugez.
Marrëveshja e kaluar e Aimarit me Benfican ishte paraparë të skadojë në fund të sezonit kurse gjatë janarit ai spekulohej me transferim në klubin uruguaian Nacional. Megjithatë, Benfica ka njoftuar të premten se Aimar do të mbetet edhe për një sezon në Estadio da Luz.
“Marrëveshja është arritur për më pak se 10 minuta, pasi të dyja palët ishin të interesuara në vazhdimin e bashkëpunimit” thuhej në komunikatën e Benficas.