E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry kthehet me kohë në New York

Thierry Henry do të kthehet me kohë në New York Red Bulls. Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger konsideroi mundësinë e vazhdimit të periudhës së huazimit të sulmuesit veteran por ka njoftuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Do të kisha pasur dëshirë që Thierry të qëndronte edhe për dy javë por ai duhet të kthehet. Është e drejtë e New Yorkut”, tha Wenger.

Henrys i ka mbetur edhe ndeshja kundër Sunderlandit dhe përballja me Milanin në Ligën e Kampionëve para rikthimit në New York më 16 shkurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›