Juventusi ka ndryshuar

Përforcimi i ri i Juventusit, Martin Caceres ka theksuar se skuadrave aktuale nuk mund të krahasohet me atë të dy viteve më parë.
Mbrojtësi uruguaian kishte bartur fanellën e Bianconerëve gjatë sezonit 2009-10 kurse u rikthye në klub gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai realizoi të dy golat në fitoren 2-1 ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italias të mërkurën dhe ka thënë se ka gjetur një ambient tjetër nga ai i kaluari.
“Për dallim prej dy vitesh më parë, shpirti i ekipit dhe ambienti është krejt tjetër”, deklaroi Caceres për Corriere della Sera.