E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pret sinjalet e BE-së

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 18:30

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner, u ka bërë thirrje liderëve evropianë në samitin e G20-ës në Washington, që të dërgojnë “sinjale vendimtare” për të treguar se kanë një strategji për të ndalur krizën e borxhit.

Geithner tha se ka pasur një gërryerje të besimit dhe se një veprim i shpejtë do të kishte një “shpërblim të madh”.

Megjithatë, ai shtoi se beson se Evropa do të bëjë gjënë e duhur.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet të ndodhë tani është të shohim një sinjal vendimtar nga liderët evropianë, se kanë një strategji që mund të rigjenerojë besimin në vullnetin e tyre”, tha Geithner, duke shtuar se veprimet duhen ndërmarrë shpejt.

“Këto gjëra kanë një dinamikë të tillë që, sa më shumë të presësh, aq më të vështira bëhen për t’u zgjidhur. Veprimet e shpejta vlerësohen maksimalisht”, shtoi Geithner, i cili në samitin e Polonisë adresoi një sërë kritikash ndaj vendeve të BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›