Ajaksi sjell vëzhgues për Moçkën
Ditën e shtunë në javën e fundit të Kategorisë Superiore, ndërsa në kryeqytet do të luftohet për titullin kampion, në
Vlorë në takimin Flamurtari-Elbasani, portieri i talentuar vlonjat Shpëtim Moçka do të vëzhgohet nga një trajner portierësh, më cilësinë e verifikuesit, përpara se lojtari i Shpresave të meritojë një provë te Ajaksi i Amsterdamit. Informacionet e grumbulluara për 18-vjeçarin, një e ardhme e sigurt e katërkëndëshit kuqezi, janë vlerësuar në Holandë, ku kanë mbërritur edhe disa pamje filmike të portierit. Shqiptari Arben Kasolli, trajner i portierëve të ekipit U-19 të Ajaksit, do të kryejë edhe rolin e të dërguarit të klubit legjendar portokalli. Kasolli punon si skaut (zbulues) portierësh, dhe që stërvit një numër të madh portierësh në Akademinë e Johan Krujfit në Holandë, do të shoqërohet nga menaxheri Mario Cenolli, i cili punon për agjencinë e transferimit të lojtarëve "Vata Vizion Football Managament". Një nga agjencitë më autoritare në tregun shqiptar dhe me lidhje të shumta ndërkombëtare në menaxhimin e talenteve të reja.