Dede: U shokova nga tërmeti në Kinë
Nevil Dede, i cili aktivizohet në Kinë me skuadrën e Çangsha Ginde duhej të luante të mërkurën kundër skuadrës së qytetit që ishte epiqendra e tërmetit që shkaktoi mbi 15 mijë të vdekur.
"Nuk kam fjalë se si ta përshkruaj këtë tragjedi. Shumë e dhimbshme. Këtu ku jam unë nuk u ndje shumë, vetëm disa lëkundje të vogla, por skuadra me të cilën do të luanim sot në fushën tonë, Çengdu Blades i përket qytetit ku ndodhej epiqendra e tërmetit. Ndeshja u anulua dhe kampionati është shtyrë. Është planifikuar për t'u zhvilluar ditën e shtunë, por Federata akoma nuk e ka vendosur nëse do të luhet apo jo", ka thënë për albaniasoccer.com, Dede. Pas ditës së shtunë, kampionati kinez do të ketë një periudhe pushimi dhe pritet që Federata të vendosë nëse dhe ndeshjet që s'u zhvilluan të mërkurën të shtyhen.