"Bisedime shtesë për Kosovën"
Ministrat e Jashtëm të Indisë, Kinës dhe Rusisë kanë kërkuar rifillimin e bisedimeve mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë lidhur me mosmarrëveshjet për statusin.
"Rusia, India dhe Kina bëjnë thirrje për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit, brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar, për të arritur një marrëveshje mes palëve në të gjitha problemet", tha shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Ai përsëriti se, çështja e Kosovës duhet të zgjidhet ekskluzivisht mbi bazën e ligjit ndërkombëtar. Edhe pse një pjesë e mirë e vendeve e kanë mirëpritur dhe mbështetur deklaratën e Kosovës për shpalljen shtet i pavarur, Rusia vazhdon të insistojë se mes dy palëve duhen bisedime të reja për të zgjidhur çështjen e statusit në një linjë të pranueshme edhe për Beogradin. Kosova ka deklaruar se nuk do të pranojë bisedime të tjera me Serbinë.