Nëntë vjet me embrionin e binjakes në bark
Një vajzë 9-vjeçare, e cila u dërgua në spital në Greqi pasi vuante nga dhimbje të barkut u zbulua se kishte brenda trupit embrionin e pazhvilluar të binjakes së vet.
Andreas Markou, kreu i departamentit pediatrik në spitalin e Larisës, tha se mjekët po e ekzaminonin, ndërsa zbuluan se ajo kishte një si gjëndër të mishtë për të cilën ata besuan se ishte tumor dhe vendosën ta operonin. Ata e operuan dhe e hoqën atë pjesë të tepërt të trupit të saj. Por një biopsi tregoi se pjesa e hequr ishte një embrion gjashtë centimetra i gjatë me flokë, sy dhe kokë, por pa tru. Spitali tha se familja e vajzës nuk kishte dëshirë të identifikohej. Ata thanë se vajza ishte mirë pas operacionit. Raste të tilla ku një nga binjakët absorbon tjetrin në mitër janë një në 500 000 lindje. "Ata mund të dallonin qartë se nga ana e djathtë beli i saj ishte i ënjtur, por ata nuk mund të dyshonin se ky lloj "tumori", siç besonin ata, do të ishte një embrion", tha drejtori i spitalit, Iakovos Brouskelis. Mjekët e spitalit të Larisës konfirmuan se, vajza nuk ka pasur probleme pas heqjes së të ashtuquajturit "fetus parazit".