Sllovenia, ambasadë në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, mori dje nga njoftimin zyrtar nga shefi i Zyrës së deritashme Ndërlidhëse të Sllovenisë në
Prishtinë, Vojko Volk, se homologu i tij slloven, Presidenti Danilo Türk, ka vendosur që Sllovenia të hapë ambasadën e saj në Republikën e Kosovës. "Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej Republikën e Kosovës, me qëllim të avancimit të marrëdhënieve të përgjithshme në mes dy vendeve tona", tha Volk, i cili do të jetë përkohësisht i ngarkuar me punë në këtë ambasadë. Ndërsa Presidenti Sejdiu, duke e falënderuar Republikën e Sllovenisë për këtë hap dhe për ndihmën e vazhdueshme që ky vend ka dhënë për Kosovën, theksoi se institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve shumë miqësore me Slloveninë.