Ajala: “Shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit për krizën nga kryeministri Berisha”
Sekretari i IS: “Jemi krenarë që Edi Rama ka pranuar kompromisin për transparencën”
Internacionalja Socialiste mbështet transparencën e zgjedhjeve dhe i bën thirrje maxhorancës të pranojë kompromisin. Pas mbledhjes së Internacionales në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, sekretari i Përgjithshëm i saj, Luis Ajala, duke folur për mediat, ka shprehur keqardhjen për mungesën e vullnetit të kompromisit për transparencën nga qeveria e kryeministrit Sali Berisha. Ajala e ka cilësuar qëndrimin e liderit të opozitës, Edi Rama si shumë të përgjegjshëm dhe të matur, pasi ka ai pranuar kompromisin për zgjidhjen e krizës politike. Në datat 21-22 qershor është zhvilluar një takim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku kriza politike në Shqipëri ishte çështja kryesore e diskutimit. Në të mori pjesë kreu i PS-së, Edi Rama, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Arta Dade dhe sekretari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Ajala
“Jemi mjaft të kënaqur që Edi Rama u është bashkuar diskutimeve të Këshillit të Internacionales Socialiste në selinë e Kombeve të Bashkuara këtu në Nju Jork. Çështja e Shqipërisë është një nga çështjet kryesore në axhendën e Internacionales Socialiste që nga takimi ynë në Tiranë, në mbledhjen e Komisionit për Europën Juglindore para disa javësh, që diskutoi për zhvillimet në Shqipëri. Unë do të thosha që ne ndërkombëtarët, në momentin aktual shprehim keqardhjen për mungesën e vullnetit për kompromis që vërehet nga ana e qeverisë së kryeministrit Berisha”, - është shprehur Ajala.
Kompromisi
Sekretari i Përgjithshëm, Ajala, e ka përshëndetur qëndrimin e kreut të PS-së Rama për pranimin e kompromisit për transparencën e zgjedhjeve. “Ne jemi shumë krenarë nga qëndrimi shumë i përgjegjshëm, nga maturia e liderit të opozitës Edi Rama, i cili ndërkohë ka pranuar këtë kompromis. Ne ndërkombëtarët kishim pritshmëri kur ishim atje në Tiranë për zgjidhjen e këtij kompromisi, që nisma e Parlamentit Europian, e dy kryetarëve, do të sillte rezultat”, - ka thënë Ajala. Ai ka theksuar se palët politike duhet të kërkojnë një angazhim real për të gjetur zgjidhje për Shqipërinë. “Unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për një qeverisje demokratike, me institucione politike të forta për të përballuar sfidat e Europës. Për të përballuar mundësitë që janë hapur për Shqipërinë, për popullin e shqiptar që shpreson dhe ka ëndrra për të ardhmen, në momente që nuk janë të lehta për komunitetin ndërkombëtar si pasojë e krizës financiare”, - është shprehur Ajala.
Rama: “Këshilli i Internacionales mbështet opozitën për transparencën”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje për mediat nga Nju Jorku se Këshilli i Internacionales Socialiste rikonfirmoi qëndrimin e Komitetit të Europës Juglindore, duke e mbështetur fuqishëm Partinë Socialiste në përpjekjen e saj për transparencë. Ai theksoi se Këshilli e rikonfirmoi këtë qëndrim sepse e konsideron transparencën një domosdoshmëri për një demokraci funksionale, për një parlament funksional, për një qeverisje funksionale të një vendi, i cili po troket në derën e Europës për t’u integruar tërësisht në familjen europiane. “Mungesa e transparencës është e shtrirë në të gjithë procesin qeverisës, e cila mbulon jo vetëm vërtetësinë e procesit zgjedhor, por mbulon edhe mëkatet që duhet të dalin përpara drejtësisë, mbulon edhe të dhënat dhe shifrat e ekonomisë, është një shqetësim në rritje i botës demokratike. Ky shqetësim është shprehur edhe nga Internacionalja Socialiste dhe nga e gjithë familja socialiste dhe progresiste e botës mbarë”, - është shprehur Rama.
I pyetur për takimin me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu, Rama e vlerësoi takimin dhe me të ndau të njëjtin shqetësim për transparencën. “Ishte kënaqësi dhe privilegj në një kohë që të ndaj këtë shqetësim edhe me kryeministrin Papandreu, i cili e nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kësaj krize përmes transparencës dhe kushtetutshmërisë, në mënyrë që Shqipëria të nxitojë përpara dhe të mos ngadalësojë procesin e vet të integrimit europian”, - tha Rama.
23 Qershor 2010