Ajdareviç nuk lëviz nga Norrkopingu

Astrit Ajdareviç nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Norrkopingu.
Mesfushori shqiptar është bërë objektiv i gjigantit suedez, Helsingborg, por ai e ka përsëritur faktin se nuk dëshiron ta ndërrojë mjedisin.
“Nuk ka asgjë më shumë, përpos asaj që e kam lexuar nëpër media. Kështu që, nuk më intereson ajo që thuhet për Helsingborgun. Mua më pëlqen të punoj në Norrkoping”, deklaroi përfaqësuesi kosovar për uebfaqen suedeze fotbolldirekt.se.
“Nuk kam komente rreth spekulimeve për Helsingborgun. Unë jam lojtar i Norrkopingut deri në vitin 2014. Kështu që, dëshiroj ta respektoj kontratën. Kështu do të jetë derisa dikush të bisedojë me Norrkopingun, e jo me mua. Mua më intereson vetëm të luaj futboll, jo diçka tjetër”, përfundoi Ajdarevic.