E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajsbergu i përplasjeve “institucionale” mes krerëve të PD-së

Çfarë luhet në prapaskenë dhe cilat janë ambiciet që fshihen. Zgjedhjet 2009, përpjekja për të ndikuar në listat e deputetëve

Kryesia e Lidhjes së Emigrantëve shqiptarë në Greqi ka nderuar me titullin “Anëtare nderi” bashkëshorten e kryeministrit Berisha, Liri Berisha, gjatë një ceremonie të zhvilluar dje në selinë e Partisë Republikane. Lidhja e emigrantëve gjithashtu i dha titullin “Anëtar nderi” dhe shkrimtarit Albert Zholi për kontributin e dhënë për fëmijët e emigrantëve shqiptarë dhe atyre në nevojë. Ndërsa nënkryetari i Partisë Republikane, Aleksandër Garuli, u nderua me Certifikatën e Mirënjohjes. Sekretari i Lidhjes së Emigrantëve në Greqi, Lefter Marta, ndërsa i dorëzoi Certifikatën e Mirënjohjes nënkryetarit të PR-së, theksoi se Garuli dhënë një kontribut dhe shprehur interesim të vazhdueshëm për emigrantët shqiptarë në Greqi. Marta më tej tha se tani që PR-ja është në qeverisje, Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë të Greqisë dëshiron të dëgjohen në kabinetin shqiptar problemet e emigrantëve, në veçanti ai që emigrantët të mos ngelen jashtë votimit për vitin 2009. Nga ana e tij, nënkryetari i PR-së është shprehur se Partia Republikane ka përgatitur tashmë një paketë për votimin e emigrantëve dhe do të insistojë që kjo paketë të miratohet në Kuvend. “Besojmë që Parlamenti në Kodin e ri Zgjedhor do të jetë dakord që ta përfaqësojë këtë paketë”, - është shprehur Garuli. Sipas përfaqësuesve të Lidhjes së Emigrantëve Shqiptarë në Greqi jetojnë 700 mijë emigrantë shqiptarë.

9 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›