E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajtyresa: Meta është shndërruar në mini-Sali

TIRANË- Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka vendosur që kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, ta sulmojë vetëm përmes grave të PS-së. Pas reagimeve të njëpasnjëshme të deputetes Olta Xhaçka, një tjetër zë në PS, Megi Ajtyresa, shfaqet kritike ndaj Metës. “Është qesharake të shikosh transformimin e Ilir Metës. Ky ish kampion i anti-Berishizmit është shndërruar tashmë në një mini-Sali, shërbëtor i bindur dhe i zellshëm i regjimit në pushtet. Është e trishtueshme ta mendosh që Ilir Meta mashtroi 80 000 shqiptarë, se do të rrëzonte Sali Berishën dhe pastaj, si një renegat, e shiti besimin e tyre për një copë pushtet. Korrupsioni dhe vjedhja me bllok në dorë ishin çmimi i Ilir Metës, i cili sot është shndërruar në shëmbëlltyrën më të qartë të llumit e plehut që sundon mbi shqiptarët”, tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›