Meta, akuza për Ina dhe Edi Ramen

Kryetari i LSI-së Ilir Meta nga Korça ka shpërthyer ne akuza politike e personale ndaj prokurores se përgjithshme Ina Rama, liderit Socialist Edi Rama dhe ish-ministrit Dritan Prifti. Pas kërkesës se prokurorisë se përgjithshme për heqjen e imunitetit te dy deputeteve Meta dhe Prifti, kreu i LSI-së e akuzon këtë institucion si te vene ne shërbim te klaneve, e madje e cilëson Ina Ramen si nje aktore politike qe nuk kryen detyrën qe i takon. Meta i kërkoi Ina Rames qe ne te njëjtën mënyrë siç nisi hetim ndaj tij për një deklarate te Dritan Priftit, te beje te njëjtën gjë edhe për Edi Ramen, te cilin ish-ministri i Ekonomisë e akuzonte për përdorim të lëndëve narkotike e marrje ryshfeti në lejet e ndërtimit. Ish zv/kryeministri Meta akuzoi edhe Ramen si frymëzues te 21 janarit, ku mbeten te vrare 4 demonstrues dhe u plagosen dhjetëra te tjerë. Jashtë lumit te akuzave te Metes nuk mbeti as Prifti, per te cilin Meta tha se një përgjim prej tij nuk mund te merret ne konsiderate, pasi ai ka probleme me dëgjimin. Këto deklarata Meta i beri gjate nje takimi me elektoratin e Korçës, ne prag te zgjedhjeve vendore. Por per 40 minuta fjalimi i tij iu referua çështjes se videos e hetimeve për ngjarjen e 21 janarit.
Shpërndaje