E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet kundër prokurorisë

Thellohen konfliktet mes mazhorances dhe organit te akuzes, ndersa ne krah te shumices ne sulmet ndaj prokurorise rreshtohen edhe institucione te tjera si Policia e shtetit e Mjekesia ligjore. Nenkryetari Demokrat Astrit Patozi, ben pergjegjese kryeprokuroren Ina Rama per publikimin e informacioneve te dosjes 21 janari, duke demtuar sipas tij, gjithe hetimin. Madje kreu i grupit kuvendor te shumices, thote se Ina Rama vazhdon bashkepunimin me liderin socialist ne ate qe demokratet e kane cilesuar grusht shtetit. Nderkohe qe ne vazhden e akuzave politike per here te pare jane perfshire dhe institucione si Policia e shtetit e Mjekesia ligjore, te cilat i nisin deklaratat si reagim ndaj dyshmimeve per rrjedhje informacioni dhe e perfundojne me akuza kunder prokurorise per shkaterrim te qellimshemt e procesit hetimor mbi 21 janarin. Te kontaktuar nga Vizion Plus, burime zyrtare te prokurorise konfirmojne se ruajne qendrimin publik te nje dite me pare. Demokrati Patozi e mbyll deklaraten me paralajmerimin se te akuzuarit per grusht shteti do te mbajne pergjegjesi, ndersa policia ben thirrje per nje bashkëpunim te plote ligjor me prokurorinë duke dënuar rrjedhjen e përditshme te dokumenteve te hetimit ne shtypin e shkruar dhe median elektronike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›