Çështja Prifti-Meta, imunitetet

Çështja e video-përgjimeve ka tronditur politiken shqiptare jo vetëm për debatin publik qe prodhoi, por edhe se prokuroria ka hedhur një hap përtej retorikes duke nisur hetimet për 2 ish-ministra. Madje njeri prej tyre mund te konsiderohet viktime e pakujdesisë duke vetërrefyer marrjen e ryshfetit, nëse kjo rezulton ashtu siç pretendon organi i akuzës. Pritet qe te henen, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli te therrase mbledhjen e Keshillit te mandateve, nje komision i përhershëm, qe i dergon raport-udhezues parlamentit per menyren e votimit per imunitetin e deputetit. Megjithate anetari i Keshillit, deputeti Socialist Damian Gjiknuri thote se nuk kane ende nje njoftim per oren e mbledhjes. Gjate javës, dy grupet e mëdha parlamentare do te miratojnë qendrimet qe do te mbajne ne seancen e se enjtes per imunitetin e Ilir Metes dhe Dritan Priftit, ky i fundit aktualisht pjese e opozitës se bashkuar. Publikisht mazhoranca eshte zotuar se nuk do te fshihet pas imunitetit nese e kerkon prokuroria, ndersa deputeti Ilir Beqja tha se vendimi i grupit socialist pritet te merret. I kontaktuar nga vizion plus, deputeti Dritan Prifti tha se do te caktoj te henen nje ore per te shpjeguar publikisht rrethanat e videos se dyte. Sipas prokurorise, ne kete vete-pergjim ai eshte duke ndare 70 mije euro me ish-numrin 2 te ministrise se ekonomise. I pyetur per permbajtjen e kesaj video, zoti Leorand Beqiraj pohoi se nuk kishte asnje dijeni dhe ishte njohur vetem nga mediat. Ai shpjegoi per Vizion Plus se po perpiqej te mesonte nga organet zyrtare te hetimit me shume detaje, per te vendosur rrugen qe do te ndjeke me tej, pra nese do te regoje publikisht apo do te kontaktoje nje avokt qe t?i siguroje mbrojtje nese perballet me akuza. Ndersa kerkesa per imunitetin e ilir metes eshte me e qarte. Sipas organit te akuzes, Ai verehet ne pergjimin e realizuar nga Prifti, duke folur per afera korruptive.
Shpërndaje