E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajtyresa: Rama u kërcënua me vdekje policia gënjen

TIRANE- Partia Socialiste reagoi sot lidhur me deklaratën e policisë së shtetit për arrestimin e tre autorëve të kërcënimit ndaj Edi Ramës.
Sipas anëtares së Asamblesë Kombëtare të PS, Megi Ajtyresa, kërcënimi ndaj Ramës nuk ka qenë për makinën e djegur gjatë demonstratës së 21 janarit

“Deklarata e policisë nuk është e vërtetë, Edi Rama është kërcënuar me vdekje, por jo për makinën. Ka pasur një plan për asgjësimin e tij fizik”, tha Ajtyresa.

Sipas saj edhe pas mesazhit (sms) kërcënues, kreu i PS, Rama nuk ka ndryshuar mendim për demonstratën. Ajtyresa shtoi se Rama do të vazhdojë të qëndrojë në krye të protestave dhe reagimit të opozitës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›