E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, digjet zyra e gjendjes civile

VLORË- Flakët e zjarrit kanë përfshirë zyrën e gjendjes civile në qytetin e Vlorës. Zjarri ka rënë paraditen e sotme, ndërsa kanë qenë banorët e zonës përreth që njoftuan të parët pasi panë tymin të dilte nga ndërtesa.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrëfikëse të cilat bënë të mundur shmangien e përhapjes së flakëve. Mësohet se janë djegur totalisht dokumentet në korridoret e zyrës, por fatmirësisht nuk janë dëmtuar dokumenta të rëndësisë së parë.

Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në ndërtesë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›