Policia: Rama u kërcënua me SMS për një makinë të djegur
TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj pohoi sot në një konferencë për shtyp se janë arrestuar 3 persona që kanë kërcënuar kreun e PS Edi Rama dhe shkak për ka qënë një makinë e djegur e një prej te arrestuarve në demonstratën e 21 Janarit.
“Me datë 27 janar, rreth orës 18:00’, Policia e Shtetit mori informacion mbi një kërcënim të shtetasit Edi Kristaq Rama, nga shtetasi Luan Rami vjeç 37, lindur në Burrel, me banim në Tiranë”.
Burgaj tha se në këtë kërcënim me SMS shtetasi Luan Rami kërkonte zhdëmtimin e automjetit të tij privat të dëmtuar gjatë protestës së 21 janarit, i cili ndodhej i parkuar përballë dy kullave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Kreu I Policisë së Shtetit tha se nisur nga kjo situate, struktura qendrore e Drejtorisë kundër Krimeve të Rënda mori masa të menjëhershme për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve:
Luan Rami, vjeç 37, Fatos Rami, 29 vjec dhe Afrim Kica, 33 vjec të tre, lindur në Burrel, me banim në Tiranë.
Numri 1 i Polisisë së Shtetit tha se 3 shtetasit e mësipërm u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë nga ora 21:00’ e datës 27 janar deri në orën 04:00’ të datës 28 janar.
Si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim, nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, më datë 28.01.2011, nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve te lartpërmendur.
Burgaj tha se pas menjëherë pas kësaj, Policia e Shtetit dhe strukturat përkatëse të Gardës së Republikës u njoftuan dhe morën masa për përforcimin e sigurisë fizike të shtetasit Edi Rama dhe personaliteteve të larta shtetërore.
Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)