Kriza në Shqipëri nesër debati i ministrave të BE
TIRANE-Kriza e politikës shqiptare “udhëton” drejt Brukselit. Shefat e diplomacive të Bashkimit Europian pritet të diskutojnë nesër situatën e krijuar në Tiranë, ku tre persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë protestës së 21 janarit kundër korrupsionit qeveritar.
“Beteja” mes dy forcave më të mëdha politike po mban peng integrimin e vendit në familjen europiane, ndërsa tensionet duken ende të larta më shumë se një javë pas manifestimit që përfundoi në dhunë dhe incidente të rënda. Mbledhja e posaçme e Ministrave të Jashtëm të BE-së do të kryesohet nga Catherine Ashton, përfaqësuesja e unionit për politikën e jashtme, e cila ka paralajmëruar rekomandimet për krizën në Shqipëri në fund të debatit mes ministrave. Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian bëri të ditur se në axhendën e çështjeve me interes që ai diskuton në fillim të çdo muaji është përfshirë tashmë edhe Shqipëria. Vendi ynë renditet mes çështjeve më problematike si situata e përshkallëzuar në Tunizi, marrëdhëniet me Bjellorusinë kapriçioze si dhe rreziku për ndarjen e Sudanit. Përshkallëzimi i dhunës gjatë protestës së 21 janarit në Tiranë duket se e ka kthyer çështjen shqiptare në një emergjencë për shefat e diplomacive të Bashkimit Europian. Në axhendën e publikuar nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së nuk jepen hollësi lidhur me atë çfarë do të diskutohet, por Shqipëria është ndër prioritetet e axhendës, ndërsa në dokument paralajmërohet se mund të ketë edhe përfundime apo rekomandime të Këshillit lidhur me këtë. Kriza shqiptare që zbriti që fundmi edhe në sheshet e kryeqytetit, ka shqetësuar prej më shumë se një jave Bashkimin Europian dhe organizmat e tij. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Natasha Butler, zëdhënësja e Komisionerit të BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle, tha se “forcat politike në Shqipëri duhet t’i japin fund konflikteve dritëshkurtra dhe të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për të tejkaluar krizën politike”. Ajo deklaroi se Brukseli po e ndjek me shumë vëmendje situatën politike në Shqipëri dhe se palët duhet të nisin bashkëpunimin për të gjetur një zgjidhje për të.
(d.b/GSH/BalkanWeb)