E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e Arteve; Artizanati iranian, në Tiranë



Ambasada iraniane në Tiranë në bashkëpunim me Akademinë e Arteve të Shqipërisë organizuan në galerinë e kësaj akademie ekspozitën me kaligrafi, piktura dhe punime artizanale iraniane. Kjo ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur për tri ditë, prezanton mbi 100 vepra të artistëve iranianë. Artan Peqini, zëvendësrektor i Akademisë së Arteve, në ceremoninë hapëse të ekspozitës shprehu dëshirën që ky aktivitet të jetë sipari i bashkëpunimeve të ardhshme të cilat do të prezantojnë për publikun shqiptar vlerat e artit të madh klasik dhe bashkëkohor perso-iranian. Ndërsa në fjalën e tij të mbajtur në këtë aktivitet, ambasadori iranian në Tiranë, z. Alibeman Eghbali Zarech, shprehu gatishmërinë e tij në përkrahje të ekspozitave të tilla të ngjashme edhe në të ardhmen me qëllim të paraqiten edhe aspektet e tjera të artit dhe qytetërimit iranian. Iranianët qysh herët në lashtësi i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë artit. Punimet e bukura në gdhendje në enët prej bakri, ku janë përdorur dhe imazhe të larmishme të shoqëruara me ngjyra mahnitëse, arti i endjes së qilimave, dekoret e enëve prej qeramike dhe qelqit shprehin një botë të pasur dhe shpirtin delikat të iranianëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›