E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi me dyer të mbyllura, Berisha: Urgjent nëpër zona



Pas prezantimit maratonë të 140 kandidatëve për deputetë, Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me të gjithë kandidatët. Pasi foli i kënaqur për listën e kandidatëve dhe u shpreh optimist për këto zgjedhje, Berisha ka kërkuar që kandidatët të nisen menjëherë nëpër zona. Mësohet se Kryeministri të ketë kërkuar që të gjithë të jenë në fushatë dhe në terren. Në takimin me dyert të mbyllura, Berisha u ka kujtuar të gjithë kandidatëve se tashmë fushata ka nisur dhe se ata duhet të punojnë sa më shumë. Në fund të mbledhjes, kreu i qeverisë u kërkoi kandidatëve të nisen urgjent nëpër zonat ku ata kandidojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›