Akademia e Barcelones

Në finalen e vitit 2009 ishin 7 të tillë, ndërsa ky sezon i Champions-it e ka rritur këtë numër në 8. Kaq janë lojtarët që janë krijuar në Akademinë e Barcelonës, “La Masia”, dhe që do të jenë sonte në fushë përballë Mançester Junajtid në “Ëembley”.
Duke nisur nga porta, nga Viktor Valdes, duke vazhduar me mbrojtjen ku luajnë Gerard Pike dhe Karles Pujol, për të vazhduar me mesfushën që përfshin gjithë repartin me emra të tillë si Sergi Buskets, Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandez dhe për të përfunduar me sulmin ku janë dy nga 3 titullarët, pra Pedro Gonzales dhe Lionel Mesi.
Vetëm 3 lojtarë të formacionit të sotëm katalanas nuk janë prodhuar në “La Masia”. Vetëm Dani Alvesh, Havier Maskerano dhe David Vija.
U bënë disa vjet që skuadra katalanase arrin suksese me këtë formulë, duke dalë 3 herë radhazi kampione e Spanjës dhe duke fituar Ligën e Kampionëve më 2009 për të synuar edhe një tjetër Champions sonte në mbrëmje përballë formacionit anglez të Sër Aleks Fergusonit.
Për herë të fundit ka qenë Ajaksi i Amsterdamit që ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve me 8 lojtarë të formuar vetë dhe kjo ka ndodhur më 1995, kur holandezët fituan finalen e Vjenës ndaj Milanit me rezultatin 1-0. Kanë kaluar pra 15 vjet dhe në fushë ishin Van der Sar, vëllezërit De Boer, Siloi, Blind, Musampa, Davids dhe Kluivert. Që kur në fuqi hyri ligji Bosman më 1993 sukseset vetëm me lojtarë akademie janë bërë gjithnjë e më të pamundur.
Vështirë se do të ketë ekipe si Benfika më 1961-1962, Real Madrid më 1966, Sëlltik më 1967, Notingem më 1979 e 1980 apo Steaua më 1986 që të fitojnë kupën e kampionëve krejtësisht me forcat e veta. Gjithsesi, Barcelona i afrohet jashtëzakonisht shumë.