E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në Borizanë, plagoset punëtori kinez

Fushë-Krujë – Teksa nxitonte t’i ikte goditjeve të shëprthimit ka thyer këmbën, punëtori kinez. Ngjarja ka ndodhur në Borinazë të Fushë-Krujës, ku me anë të minave po hapet një shesh për ndërtimin e fabrike çimentoje. Burimet policore bëjnë të ditur se janë shoqëruar në komisariat pronari i firmës ndërtuese dhe punëtori që po shpërthente minat.

Sot pasdite teksa po punohej për çeljen e një shesh-ndërtimi me anë të minave, është plagosur një punëtor kinez me emrin Sheng Ulung. 34-vjeçari është trembur nga shpërthimet e fuqishme dhe në ikje e sipër ka thyer këmbën.

Kolegu i tij ka ndezur minat të cilat shërbenin për për të thyer gurët e mëdhenj dhe për të sheshuar vendit ku do ngrihet fabrika e çimentos. Por punëtori kinez i gjendur në befasi të këtij shpërthimi dhe natyrisht i frikësuar është larguar me shpejtësi ku për pasojë ka vrarë këmbën.

Pas këtij incidenti forcat e policisë kanë shoqëruar punëtorin që hodhi minat dhe drejtuesin e firmës së ndërtimit që po punon për ngritjen e fabrikës. Shoqërimi bëhet për të hetuar nëse po kryhet konform rregullave ndezja e minave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›