Akademia e Shkencave zgjedh 3 anëtarë të asociuar
TIRANE- Është zhvilluar sot në Akademinë e Shkencave ceremonia e zgjedhjes së akademikëve të asociuar. Anastas Angjeli, Aurela Anastasi dhe Ilirjan Malollari kanë marrë diplomën e zgjedhjes në këto pozicione. Pas përfundimit të votimeve dy ditë më parë, të Asamblesë së Përgjithshme të Akademisë së Shkencave, profesor Anastas Angjeli u zgjodh anëtar i asociuar i Akademisë në fushën e ekonomisë.
Profesoreshë Aurela Anastasi, në fushën e drejtësisë, ndërsa Profesor Ilirjan Malollari u zgjodh anëtar i asociuar i Akademisë së Shkencave në fushën e kimisë. Vendi i anëtarit të asociuar në fushën e sociologjisë mbetet përkohësisht bosh, pasi asnjë nga kandidatët nuk mori numrin e duhur të votave. Akademia e Shkencave aktualisht ka 28 anëtarë të rregullt nga 30 dhe 14 anëtarë të asociuar nga 15 gjithsej.
(m.a/News24/BalkanWeb)