Nëntor, inflacioni arrin 2.8 %, INSTAT: Shtrenjtohen ushqimet
TIRANE- Shqiptarët po shpenzojnë më shumë për të jetuar. Gjatë muajit nëntor kostoja e jetesës në vend ka pësuar rritje. INSTAT ka konstuar shtrenjtim të cmimeve pothuajse në të gjithë mallrat e konsumit të përditshëm dhe vecanërisht te ushqimet dhe veshjet. Në këtë periudhë inflacioni arriti nivelin e 2.8% duke shënuar një rritje prej 0.4% kundrejt muajit të kaluar.
“Indeksi i grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkolike shënon një rritje prej 0.8%, brenda të cilit rritja më e madhe prej 11.9% vërehet në grupin e zarzavateve. Rritje cmimesh vërehen edhe në nëngrupe të tjera të këtij grupi. Ndërsa cmimet e grupit të frutave shënuan ulje krahasuar me një muaj më parë. Gjatë muajit nëntor cmimet e grupit të veshjeve shënuan një rritje prej 1%” shpejgon Hazbie Bunguri, specialiste e INSTAT.
Gjatë muajit nëntor rritje kanë pësuar cmimet në grupin transport. Kjo si rezultat i shtrenjtimit me 2.5 për qind të naftës dhe rritjes me 1.4 për qind të cmimit të benzinës.
(e.n/News24/BalkanWeb)