E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Prenatologjisë, Vasili:Vdeshmëria është në ulje

TIRANË- Ngritja e një sistemi informativ për Prenatologjinë do të jetë një ndër objektivat e afërta të ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Gjatë një konference turko-shqiptare mbi problemet e fëmijëve që lindin me deformime genetike, kreu i shëndetësisë Vasili, tha se shumë shpejt do të ngrihet një rrjet informues i cili ka për qëllim indetifikimin e rasteve, llojshmërisë së problemeve për të ndërhyrë më pas konkretisht.
"Në përgjithësi po ecim në një rrugë të mbarë, por këto tregues ende mbeten në shifra të larta, duke e radhitur Shqipërinë në vendet me vdekshmëri të lartë amtare e fëminore në rajonin e Europës, pra kemi mjaft punë për të bërë", u shpreh ministri Vasili

Një tjetër problematikë e fëmijëve që lindin me deformime genetike është vdekshmëria. Sipas Vasilit numri i vdekshmërisë foshnjore vitet e fundit është në ulje, por për mjekun gjinekolog Orion Gliozheni ky numër është ende i madh krahasuar me vendet e rajonit por edhe te BE.
Sa i takon hapave për përmirësimin e mëtejshëm të situatës, mjeku gjinekolog Orion Gliozheni theksoi se "hapat janë të shumtë dhe fillojnë që nga përgatitja gjithnjë e më e mirë e stafit që do të asistojë gruan gjatë shtatzanisë dhe fëmijës, përmirësimi i kushteve të spitaleve me aparatura dhe medikamente për t’u shërbyer gjithnjë e më mirë grave që kanë këto probleme".
"Teknologjia ka bërë përparime të mëdha dhe aktualisht spitalit ynë disponon këto aparatura, që janë të njëjta me ato që kanë dhe vendet e zhvilluara. Ne i kemi të gjitha mundësitë për të diagnostikuar në kohë, p.sh. një anomali të bebit dhe për të ndërprerë shtatzaninë në kohën e duhur, në mënyrë që ky bebe të mos ketë probleme të handikapatit më pas", theksoi më tej ai.

Për vitet 2006-2007, përqindja e defekteve dhe keqformimeve të lindura në institucionet tona shëndetësore zë 2% e të gjitha lindjeve. Keqformimet e lindura zënë 13% të shkaqeve të vdekjeve të fëmijëve 0-1 vjeç.
Konferenca mbi problemet e fëmijëve që lindin me deformime genetike u organizua nga shoqata turke e Prenatologjisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›