Qeveria padi penale kreut të Bashkisë së Durrësit
TIRANE- Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit ka paditur kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dalo. Kryebashkiaku akuzohet se nuk ka zbatuar vendimin e KRRT së Durrësit duke lejuar ndërtimin e një pallati 21-katësh, që kishte leje ndërtimi vetëm për 12 kate. Kallëzimi penal i Inspektoriatit Kombëtar të Ndërtimit është depozituar ditën e sotme në prokurorinë e Durrësit.
Në një prononcim për mediat Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka sqaruar arsyet e padisë ndaj Dakos. Sipas tij, Dako nuk ka zbatuar vendimin e KRRT së Durrësit për prishjen e një pallati 21-katësh, që kishte leje ndërtimi vetëm për 12 kate.
“Pallati ka 9 kate mbi lejen e ndërtimit. Pallati sot ka mbetur me 21 kate ndërkohë që leja fillestare e dhënë në vitin 2001 nga ish- kryetari i Bashkisë të Durrësit Miri Hoti ka qënë fillimisht për 12 kate, më pas me një shtesë mbi lejen në vitin 2203 janë akorduar dhe 2 kate të tjera ndërkohë ndërtuesi ka shtuar mbi 12 katet tashmë të shirita ku banojnë familje, ka shtuar 7 kate të tjera”, është shprehur Olldashi.
Olldashi ka sqaruar se aktualisht kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk zbaton vendimin për prishjen e kateve të tepërta. Ai ka theksuar se pallati është me rrezikshmëri të lartë, pasi në të banojnë familje që rrezikohen nga dita në ditë.
“Për këtë pallat, Bashkia e Durrësit ka marrë një vendim prishje por nuk po ekzekutohet. Kemi paraqitur sot kallëzim penal për kreun e bashkisë së Durrësit, për lejimin e një ndërtimi 7 katësh mbi këtë pallat që e bën të rrezikshëm për banorët që jetojnë aty”, sqaroi ministry Olldashi
Sipas ministrit Olldashi duhet të evakuohen banorët nga pallati dhe të ndërhyet për prishjen e 7 kateve pa leje.
“Do ti kërkoja paralelisht kryetarit të Bashkisë së Durrësit të ndëryjë menjëherë, duke qenë autoriteti i vetëm kompetent për të ndërhyrë mbi këtë shtesë për realizimin e prishjes dhe për evakuimin e banorëve që janë në një rrezik evident. Rreziku është përtej së imagjinueshmes. Ai nuk është më një pallat por është një bombë e aktivizuar që mund të pëlcasë nga momenti në moment”, përfundoi Olldashi.
(m.a/BalkanWeb)