E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, grabitet filiali i agjencisë monetare, plagoset punonjësi

KORCE- Grabitet filjali i një agjencie monetare në Korcë, në qendër të këtij qytetit, ndërsa plagoset me armë punonjësi i agjencisë. Uniformat blu bëjnë me dije se dy persona me maska dhe të armatosur kanë hyrë në ambjentet e këtij filjali duke kërcënuar personin e vetëm të kësaj linje, 30-vjecarin Petrika Lipo, ku në fillim grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavanit duke i kërkuar tu dorëzojë të gjitha lekët të cilat ndodheshin në arkë dhe në momentin që, ky i fundit ka refuzuar, nuk kanë nguruar të qëllojnë drejt tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Më tej prej të njëjtit burim mësohet se grabitësit kanë marrë shumën që mendohet të jetë rreth 5-mijë euro, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes duke qëlluar në ajer edhe jashtë ambienteve të saj. Ndërkohë uniformat blu janë vënë në kërkim të grabitësve të cilët mendohet të jenë larguar me një mjet me targa të huaja, ndërsa i plagosuri u transportua në spitalin e qytetit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›