Akademia e Shkencave zyrtarizon 3 anëtarët e rinj të asociuar
Kryetari i Akademisë Gudar Beqiraj në një ceremoni të organizuar paraditen e të mërkurës i ka dorëzuar diplomat 3 akademikëve Anasatas Angjeli në fushën e ekonomisë, Aurela Anastasit në fushën e drejtësisë dhe Ilirian Malollarit në fushën e Kimisë. 3 akademikët e rinj janë angazhuar për të thelluar punën për të çuar përpara kërkimin shkencor. Pas përzgjedhjeve të reja mbetet ende vakant vendi i akademikut në fushën e sociologjisë, si dhe vendi i anëtarit të përhershëm të Akademisë, kjo pasi asnjë nga kandidatët nuk kanë arritur të marrin numrin e mjaftueshëm të votave që parashikon ligji.