Aksident në Fushë Krujë gjejnë vdekjen dy të rinj
Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Fushë Krujë- Milot. Ngjarja e rradhës ka ndodhur në orën 1 të mesnates ku Fatjon Deda dhe Erjon Thaçi përkatësisht 24 dhe 26 vjeç kanë gjetur vdekjen. Viktimat nga Laçi janë rrëzuar nga motori pasi kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe. Sipas policisë për shkak të rreshjeve, rruga ka patur lagështirë dhe kjo ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e motorrit. Të dy të rinjtë kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme pasi nuk kanë patur dhe kaska mbrojtëse. Vetëm pak ditë më parë po në këtë aks 7 persona humbën jetën nga përplasja e një automjeti tip benz dhe një autoambulance.